“Ç’punë ke ti me Luizin”/ Dori shpërthen i revoltuar, publikohet telefonata e Oltës me bashkëshortin e saj brenda ‘Big Brother VIP’
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Ç’punë ke ti me Luizin”/ Dori shpërthen i revoltuar, publikohet telefonata e Oltës me bashkëshortin e saj brenda ‘Big Brother VIP’](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/03//cpune-ke-ti-me-luizin-dori-shperthen-i-revoltuar-publikohet-telefonata-e-oltes-me-bashkeshortin-e-saj-brenda-big-brother-vip.png)
Në prime-in e fundit të Big Brother VIP, Arbana Osmani i komunikoi banorëve ngjarjen që ndodhi në Top Channel mesnatën e së dielës.
Të mbetur pa fjalë nga ky lajm, banorët u vunë përballë pyetjes nëse ndihen të sigurt për ta vazhduar lojën e tyre.
Për të qenë më të qartë atyre iu është lejuar biseda me në familjarë.
Sot Olta ka bërë telefonatën e saj me bashkëshortin, Dori.
Ky i fundit ka kaluar përtej arsyes së telefonatës duke tentuar t’i japë mendimin e tij në lidhje me Luizin dhe lojën e partneres së tij.
“Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden. Secili ka garën e vet”, pas këtij komunikimi produksioni ka ndërprerë telefonatën e Oltës me Dorin