Një konflikt i ri i armatosur gati të shpërthejë, avionët luftarakë kinezë mbi vijën mesatare në ngushticën e Tajvanit “në modalitet lufte”

vovalbania April 01, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Një konflikt i ri i armatosur gati të shpërthejë, avionët luftarakë kinezë mbi vijën mesatare në ngushticën e Tajvanit “në modalitet lufte”

Mjafton një shkëndijë në Tajvan dhe lufta mes SHBA dhe Kinës do të shpërthejë. Situata është ndezur edhe më shumë ditën e djeshme, pasi 9 avionë luftarakë kinezë kaluan “vijën e mesme” të ngushticës së Tajvanit, duke kryer patrulla në një modalitet “të gatshëm për luftim”. Lajmin e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes së Taipeit. Për Kinën, Tajvani është një provincë për t’u vënë nën kontroll, për t’u ribashkuar me bindje politike ose me forcën e armëve. Formalisht, shumica dërrmuese e qeverive botërore pranojnë se ka vetëm një Kinë dhe nuk e konsiderojnë Tajvanin një shtet pavarësisht nga fakti se ishulli demokratik kontrollon territorin e tij, ka institucione të qëndrueshme politike dhe prodhon monedhën e vet.

Pekini kalon “vijat e kuqe”

Që nga gushti i kaluar, Pekini ka shkuar një hap më tej, duke urdhëruar pilotët e tij të kalojnë të ashtuquajturën vijë mesatare të ngushticës, një lloj pellgu ujëmbledhës që ka mbajtur njësitë ushtarake kineze dhe tajvaneze në një distancë të sigurt për dekada. Në gusht 2022, Republika Popullore e Kinës reagoi me dhjetë ditë “lojëra lufte” ndaj zbarkimit të kryetares së Dhomës Amerikane Nancy Pelosi në Taipei: avionët dhe anijet me flamurin e kuq kaluan vijën mesatare duke zbatuar një bllokadë ‘de facto’ detare. Pekini kërcënon me reprezalje edhe tani, për shkak të kalimit në territorin e Shteteve të Bashkuara të presidentes tajvaneze, Tsai Ing-Wen. E para e shtetit u ndal në Nju Jork në rrugën e saj për një vizitë në Guatemalë dhe ishujt Belize (të cilat njohin Tajvanin si shtet). Dhe më 7 prill, gjatë kthimit, ajo duhet të takohet me kryetarin e ri të Dhomës, Kevin McCarthy, në Los Anxhelos. Kina ka paralajmëruar si Shtëpinë e Bardhë, ashtu edhe presidencën tajvaneze, duke njoftuar “përgjigje adekuate”. Përgjigja e presidentes Tsai nuk vonoi: “Bota mund të shohë se Tajvani po sillet me përgjegjësi, ndërsa Pekini po kërkon justifikime për të rritur tensionet”.

Lëvizja e SHBA

Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur bisedimet për vendosjen e mundshme të një “stoku emergjent” të municioneve amerikane në ishull. Nëse del tym i bardhë nga bisedimet, kjo lëvizje do ta çonte Taipein në të njëjtin nivel me partnerët e SHBA-së, si Japonia dhe Koreja e Jugut. Në të njëjtën kohë, një perspektivë e tillë mund të jetë vetëm një makth për Kinën, e cila konsideron ishullin  si “provincën e saj rebele” dhe çdo veprim amerikan atje e konsideron si ndërhyrje në punët e brendshme kineze. Tajvani, ishull që vetëqeveriset, nuk ka qenë kurrë pjesë e Kinës. Ky shtet e ka qeverinë e vet prej vitit 1949, mirëpo Pekini e konsideron  vendin me 23 milionë banorë si pjesë të territorit të tij. Deklaratat e Chiu pasqyrojnë shqetësimet e qeverive tajvaneze dhe amerikane, pas alarmit që ka ngritur Qendra për Studime Ndërkombëtare Strategjike (CSIS). Sipas grupit të ekspertëve, në një përpjekje për të ndaluar një pushtim ushtarak kinez të ishullit, Shteteve të Bashkuara do t’i mbaronin shumë shpejt armët kryesore, raketat kundër anijeve me rreze të gjatë veprimi (Lrasm).

Kina përgatitet për luftë

Në takimin vjetor të parlamentit të Kinës, presidenti kinez Xi Jinping u ndal tek gatishmëria e vendit për luftë, ndërsa qeveria e tij njoftoi gjithashtu një rritje prej 7.2 për qind në buxhetin e mbrojtjes së Kinës. Buxhet që është dyfishuar gjatë dekadës së fundit. Dhe në muajt e fundit, Pekini ka zbuluar ligje të reja për gatishmërinë ushtarake, strehimore të reja për sulm ajror në qytete përtej ngushticës nga Tajvani dhe zyra të reja të “Mobilizimit të Mbrojtjes Kombëtare” në mbarë vendin. Është shumë herët të thuhet me siguri se çfarë nënkuptojnë këto zhvillime, pasi konflikti nuk është i sigurt se mund të ndodhë tani afër. “Por diçka ka ndryshuar në Pekin që politikbërësit dhe liderët e biznesit në mbarë botën nuk mund të lejojnë ta injorojnë. Nëse Xi thotë se po përgatitet për luftë, do të ishte marrëzi të mos e pranonim fjalën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE