Armaldo zgjedh mes Oltës dhe Luizit, ja cilin prej tyre do ta ketë mik

vovalbania April 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armaldo zgjedh mes Oltës dhe Luizit, ja cilin prej tyre do ta ketë mik

Gjatë intervistës, nuk munguan as pyetjet ngacmuese për maestron. Argjira e ka pyetur Armaldon se me kë do jetë shok pas përfundmit të Big Brother, me Oltën apo Luizin dhe ai përgjigjet se këtë do ia lërë kohës.

Argjira Spanca: Mes Oltës dhe Luizit, kë do mbash mik, kë do mbash armik?

Armaldo Kllogjeri: Kam vënë re që nga komplimentet që kam marrë apo nga ato diskutimet që kam pasur me fansat e mi apo të Luizit, kam kuptuar që ka qenë një tërheqje e madhe e të gjithë shikuesve ndaj këtij Big Brotheri. Unë kam treguar aty brenda që jam një person tolerant, jam një djalë që e vlerësoj lojën dhe po ta keni parë lojën me vëmendje unë ia kam dhënë dorën për atë nominim që ka bërë. Pra kam treguar që në një lojë ti e meriton nëse bën diçka për interesin tënd të lojës. Këtë do ia lëmë kohës, por besoj që do kemi kontakt me njëri-tjetrin mendoj, nuk e di por gjithsesi do ia lëmë kohës.

I pyetur nga Beniada se si e shikoj Jorin, ai shprehet se është qershia e shtëpisë, ka rrezuar, ka dhënë shumë dashuri brenda dhe nuk ka bërë lojë apo strategji. Sipas tij Jori ka treguar cilësitë e një vajze të mirë dhe nuk është e rrezikuar për momentin në lojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE