Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me Berishën nëse humbet zgjedhjet

vovalbania April 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me Berishën nëse humbet zgjedhjet

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse Sali Berisha humb në vitin 2025 do të largohet nga politika.

Sipas tij në këto kushte, Berisha do të duhet të mendojë për trashëgimtarin politik që nëse situatat janë njësoj si tani, më i përshtatshmi për atë rol është Ilir Meta.

“Ne urojmë të ketë 150 vite Berisha biologjike, por jeta politike nuk vazhdon sa jeta biologjike dhe në këto kushte nëse humbet në vitin 2025, padyshim pas dy vitesh është i detyruar të mendojë për trashëgimtarin politik dhe mendoj që projekti i tij për Lulzim Bashën e ri është Ilir Meta,” – u shpreh Spahiu.

Sipas tij Ilir Meta është personi më adapt për t’u bërë “trashëgimtari” i Berishës, pasi siç komentoi dhe juristi, ky i fundit ka rrotull vetes njerëz mediokër dhe Meta është politikani më i fortë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE