Kriset marrëdhënia e Efit me të dashurin misterioz? Identitetin e tij e mbajti sekret, çfarë ndodhi me çiftin pas pushimeve ekzotike

vovalbania April 08, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Kriset marrëdhënia e Efit me të dashurin misterioz? Identitetin e tij e mbajti sekret, çfarë ndodhi me çiftin pas pushimeve ekzotike

Vetëm pak ditë më parë, Efi u rikthye në lojën e “Big Brother”. Me hyrjen e saj, dinamikat në shtëpi kanë qenë të forta, ku kanë ngulmuar me përplasjen mes saj dhe çiftit Luiz-Kiara.

Por krahas fokusit të lojës, Efi shumë e ndjekur është edhe për jetën e saj personale.

Vetëm pak ditë më parë, jashtë shtëpisë ajo festoi ditëlindjen, ku përkrah saj për herë të parë, u pa edhe i dashuri. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.

Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.

Për herë të parë, Efi foli për këtë lidhje teksa u bë pjesë e “Big Brother”, duke e përshkruar si një histori të mrekullueshme mes të dyve, ndonëse në hapat e parë të lidhjes. Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë.

Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. Madje, në një bisedë mes të dyve, Efi u shpreh se për partnerin e saj është folur disa herë në shtëpi me emër dhe mbiemër. Me rikthimin në shtëpi, ndryshe nga hera e parë, ajo ka zgjedhur të mos flasë më për këtë raport.

E pyetur nga Luizi, se si po shkonte lidhja jashtë, ajo u mjaftua duke thënë mirë, duke mos ndarë detaje të tjera.

Ndërkaq, të shumta kanë qenë zërat në rrjet, që kanë thënë se në fakt Efi dhe partneri i saj janë duke kaluar një periudhë jo të mirë mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse vetë banorja do të zbulojë diçka më shumë në lidhje me këtë histori. Partneri i ri i Efit është një personalitet në fushën e ekonomisë dhe një figurë publike për ekranet shqiptare.

Duke qenë se kjo lidhje është në hapat e parë, ajo ka preferuar ta mbajë sa më diskret identitetin e tij, të paktën sa lidhja e tyre të konsolidohet. Si një natyrë hermetike, shpesh ajo ka bërë kompromis duke zbuluar se është i dashuri i ri që e përkëdhel edhe me dhurata herë pas here, duke i ofruar një jetë më të mirë.

Jeta e Efit ka ndryshuar pas kësaj lidhjeje, ku përveç famës dhe ofertave të ndryshme, tashmë ndjehet e bekuar edhe në dashuri. Kujtojmë se menjëherë pas daljes, Efi mori disa ftesa për në televizion, por edhe u bë pjesë e klipit të reperit Mozzik. Në një bisedë me Nitën dhe Luizin, Efi është shprehur se qetësia e tij e ka bërë për vete që në fillim.

“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare. Një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar”, ka shtuar Efi.

Më herët, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ është shprehur se partneri i saj e ka mbështetur në vendimin për të marrë pjesë në “BBV”.

Madje, ajo duke bërë shaka tha se në këtë mënyrë ai mund ta shikojë gjatë gjithë kohës, duke e njohur edhe më shumë pasi janë në hapat e parë të lidhjes. Por pas pushimeve dhe festës së saj për ditëlindje, kanë nisur edhe problemet e para për këtë dyshe. Megjithatë, mbetet për t’u parë sesi do të shkojë historia mes këtij çifti kaq të përfolur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50577 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE