Mark Frroku shihet me një vajzë tjetër? Rudina Dembacaj: “Do e lë…”

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mark Frroku shihet me një vajzë tjetër? Rudina Dembacaj: “Do e lë…”

Ditën e sotme aktorja Rudina Dembacaj mori një telefonatë të papritur, me anë të së cilës iu komunikua se bashkëshorti i saj Mark Froku ishte parë në shoqërinë e një femre tjetër.

Telefonuesja i tha Rudinës se kishte foto të Markut me vajzën në fjalë, tek ecnin dorë për dorë në orët e vona të natës

Për mospublikimin e fotove, Rudinës iu kërkua një shumë parash në këmbim.

Mirëpo, Rudina e kuptoi shpejt se kjo ishte një lojë dhe nuk ra pre e kurthit të ngritur nga moderatorët e programit “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Gjatë telefonatës aktorja u shpreh se paratë mund t’ia kërkojë vetë bashkëshortit të saj dhe se ajo do të ndahet pasi ‘ka burra plot’, siç u shpreh ajo.

Më pas ajo e kuptoi se ishte një telefonatë nga miqtë e saj dhe situata kaloi me të qeshura.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE