VIDEO / Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga fton të rinjtë të bëhen pjesë e “Muza Competition”: Të tejkalojmë kufinjtë fizik, por edhe politik
Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, fton të gjithë ata që kanë pasion modën, artin dhe elementët tradicionale që të bëhen pjesë e MUZA Competition, edicioni i 2-të. Ky konkurs, bashkon tradicionalen dhe modernen dedikuar të rinjve në fushën e modës, një projekt i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon.
“MUZA Competition është një nga projektet më interesante për të rinj, synimi i së cilës tejkalon garën e dizajnit të modës. Projekti lidh të rinjtë e trojeve shqipfolëse duke ju ofruar atyre një platformë për ekspozimin e punës së tyre dhe rrjetëzimin profesional në një atmosferë konkurruese. Arti, kultura, historia e ndërmarrësia bëhen bashkë përmes MUZA-s dhe ndërthurja e tyre është shembulli më i bukur i rëndësisë së një ideje që tejkalon kufinjtë fizik, por edhe politik. Inkurajoj të gjitha mendjet krijuese që kanë pasion modën, artin e elementët tradicionalë që të bëhen pjesë e kësaj gare. Shihemi në Tiranë”, tha Atifete Jahjaga, e cila ëhstë dhe themeluese e Fondacionit Jahjaga.
Konkursi u dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjeç nga gjithë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, me qëllim nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up në këtë fushë dhe zgjerimin e bizneseve. Aplikimet për Muza Competition 2 mbyllen më 14 Prill 2023.