Zhaklina, bullizimi dhe të mbrosh gratë nuk do të thotë të urresh burrat

vovalbania April 10, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Zhaklina, bullizimi dhe të mbrosh gratë nuk do të thotë të urresh burrat

Edicioni i dytë i Big Brother Vip ka qenë në qendër të vëmendjes për shumë arsye, duke e bërë programin më të ndjekur në Shqipëri në tre muajit e fundit.

Ndryshe nga edicioni i kaluar, këtë vit, banorët e përzgjedhur ishin mjaft me dinamika, duke bërë që në javën e parë të kishte debate të forta e si pasojë sollën edhe daljen e parë nga shtëpia më e famshme, Big Brother Vip.

Tensione të shumta u shoqëruan më pas, ku kulmi i audiencës ishte “gënjeshtra” e Luizi Ejllit për sëmundjen e tij, e cila u shoqërua me një emision mjaft të ngarkuar teksa ai u shoqërua për të bërë analizat dhe për t’u siguruar se çdo gjë ishte në rregull.

Menaxhimi jo i mirë i kësaj situate, duket se ishte fillimi i një mosbesimi që publiku nisi me produksionin, mosbesim që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Mënyra jo transparente që vendosi të luante produksioni me lojën, bëri që shqiptarët të hidheshin në mbrojtje të banorit, Luiz Ejllit, shkruan Vip-magazine.al.

Popullariteti i madh që Luizi krijoi jashtë, solli tensione të shumta mes tij dhe produksionit, ku në disa raste, për agresivitetin e tij, duhej të ishte eliminuar nga shtëpia e Big Brother Vip.

Por për llogari të produksionit dhe se popullariteti i tij po i sillte miliona lekë, vendosi të heshte dhe loja të vazhdonte në limitet e saj.

Megjithatë, ndodhi në këto kushte, u vendos që luhej kauza e bullizimit, duke ja besuar këtë gjë Zhaklina Lekatarit. Tema e bullizimit u trajtua në çdo emision, e megjithatë duhet pranuar se të gjitha banorët e Big Brother Vip kanë bullizuar ndaj njëri-tjetrit në një apo në disa momente, kush më pak e kush më shumë.

Por, edhe pse është për të ardhur keq, duhet thënë se bullizimi më i madh ka ardhur nga opinionistja, Zhaklin Lekatari, e cila në mënyrën sesi u drejtohej banorëve apo në argumentet që përdorte ishte bulluzuese.

Zhaklin Lekatarit i është mbushur mendja se ajo është e vetmja që nxjerr të vërteta nga goja e saj dhe se vetëm çfarë thotë ajo është në dobi të gruas. Të mbrosh një kauzë kaq të bukur dhe delikate është e vështirë, dhe duhet pasur kujdes shumë të madh mbi argumentet që përdorë.

Nuk mundet që të kërkosh të drejtat e grave duke iu sulur burrave me etiketime dhe me urrejtje siç shpesh herë ka ndodhur me gjuhën e përdorur nga Zhaklina. Nuk mundesh të etiketosh të tjerët për bullizëm, kur vetë ke nuanca të theksuar të bullizmit.

Mbi të gjitha, përdorimi i temës së bullizmit çdo emision, duke mos i dhënë zgjidhje që në fillim nuk ka bërë asgjë tjetër vetëm se e ka reklamuar atë, madje nga mënyra si është trajtuar, sidomos nga Zhaklina, kjo temë është kthyer në qesharake, duke i humbur seriozitetin që ajo ka.

Të mbrosh gratë, nuk do të thotë që të mbështetësh sjelljen e Kristit, siç bëri haptazi dhe me krenari Zhaklina, teksa ai edhe pse kishte lënë një lidhje jashtë, u lidh me Keisin, madje kjo vetëm për lojë. Dhe Zhaklina vetëm pse kishte njohje nga jashtë, nuk i tha që ishte gabim dhe duhet kishte treguar respekt.

Të mbrosh gratë, nuk do të thotë të ushtrosh presion përmes zërit tënd nga studio që banoret që janë brenda të bëjnë seks vetëm se këtë e kërkon Zhaklin Lekatari.

Prandaj, nëse ka pasur një humbës të madh ky Big Brother, është dështimi i produksionit me në krye Zhaklin Lekatarin, për të sensibilizuar opinionin publik se të bullizosh është gjëja më e shëmtuar në jetë, dhe mbi të gjitha duhet të duam njëri-tjetrin, pa bërë dallime, burrë apo grua.

Të mbrosh gratë, nuk do të thotë të urresh burrat.

/Vip-magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE