Çfarë ndodhi me Instagramin e Luiz Ejllit, flet CEO i Acromax

vovalbania April 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi me Instagramin e Luiz Ejllit, flet CEO i Acromax

Mbyllja e Instagramit të Luizit ka qenë një nga temat që ka ngritur shumë diskutime në rrjet. Së fundmi në studion e Fan Club është hedhur më shumë dtitë mbi këtë çeshtje.

CEO i Acromax ka qenë i ftuar në një lidhje direkte.

Ai ka treguar më shumë se si funksionojnë të drejtat autoriale në Instagram dhe rastet ku vetë platforma procedon me mbyllje. ‘Vetëm platforma në këtë rast Instagrami ka të drejtën të vendosë kur do të mbyllet një profil. Ajo çfarë Top Channel ka kërkuar ka qenë vetëm nbrojtja e të drejtave të tyre intelektuale ku përfshihet xhirimi i krijuar me kamerat e tyre, u shpreh CEO i accromax.’

Aldor Nini po ashtu u ndal tek të drejtat e palëvë në platformën e Instagramit.
‘Në rast se ti përdor një video të xhiruar nga kamerat e Topit dhe do përfshihet një imazh  nga ajo video atëherë të drejtat i përkasin televizionit.

Nëse dikush të xhiron fshehurazi nga dikush në një zyrë apo ambjent privat të televizionit ti ke të drejtën ta bllokosh videon sepse të shkelen të drejtat e privatësisë por nuk mund ta përdorësh sepse autor mbetet ai që e ka berë videon, -shprehet Aldor Nini.

Për sa i përket mbylljes së Instagramit të Luizit, Ceo i Acromax theksoi se nuk ka informacion por nga eksperienca me personazhe të ndryshme kur njerëzit nuk janë shumë të sigurtë për të drejtat që ato kanë për të publikuar materjale disa herë tentojnë të mbyllin profilin përkohësisht. Sipas Ninit e njejta gjë mund të ketë ndodhur dhe me profilin e Luizit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE