“Ndodhin edhe këto, nuk kemi çfarë të bëjmë”/ Zbardhen detajet tronditëse nga dosja hetimore për të riun që vrau nënën e tij

vovalbania April 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ndodhin edhe këto, nuk kemi çfarë të bëjmë”/ Zbardhen detajet tronditëse nga dosja hetimore për të riun që vrau nënën e tij

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin, Urim Hyseni i cili vrau nënën e tij.

Në lidhje me këtë, Klankosova.tv ka siguruar dosjen e gjykatës, ku ndër të tjera eksperti i gjykatës, Dr. Nysret Pepaj, ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin në lidhje me rastin.

Sipas Pepajt, i dyshuari ka deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodhur edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tani.

Më tej, në dosjen e gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari, pasi e ka vrarë nënën e tij, e ka sulmuar me thikë edhe babanë dhe hallën e tij.

Gjykata e arsyeton masën e paraburgimit prej një muaji, duke shtuar faktin se i pandehuri posedon leje qëndrimi në Gjermani ku jeton e vepron, e për më tepër kishte prerë  biletën për tu kthyer më datë 19 prill 2023.

“Ndodhin edhe këto, nuk kemi çfarë të

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE