I dhanë fund lidhjes pas 6 vitesh së bashku, ish-partnerja e Amos Zaharia zbulon raportin që ruan sot me aktorin
Aktori i njohur Amos Zaharia dhe Gigliola Haveriku patën një histori dashurie me njëri-tjetrin e cila u përfol goxha në media.
Dyshja i dhanë fund romancës së tyre pas 6 vitesh së bashku.
Së fundmi, këngëtarja ishte e ftuar në ‘ABC e Mëngjesit”, ku ka folur rreth raportit që ruan ende sot me Amosin pas ndarjes. Ish-banorja e “BBVKS”, u shpreh se gëzon respekt për aktorin por nuk kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrin.
“Nuk ka raport, nuk ka marrëdhënie dhe s’ka pse të ketë. Kur mbaron një histori shumë e gjatë, nuk ka pse të ketë marrëdhënie mendoj unë, nuk mund të ngelemi miq, por e bukura është se ka një respekt shumë të madh, ka një dashuri shumë të madhe, të paktën nga ana ime. Kemi të shkuarën bashkë, tani jam te e tashmja, projektuar në të ardhmen, por shumë e bukur që të kesh një të shkuar me dikë. Ai është e shkuara ime dhe është shumë ‘nice’”– tha Gigliola.