“Më motivon për çdo gjë”/ Modelja e njohur flet si asnjëherë më parë: E lumtur që jetoj me vjehrrën

vovalbania April 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më motivon për çdo gjë”/ Modelja e njohur flet si asnjëherë më parë: E lumtur që jetoj me vjehrrën

E ftuar në “Wake Up” ka qenë modelja e njohur Kristina Baki e cila përveç profesionit, ka treguar edhe për familjen e bukur që ajo ka krijuar dhe si e ka njohur bashkëshortin.

Madje ajo ka treguar se jeton me vjehrrën në shtëpi dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Modelja shprehet se prindërit e bashkëshortit janë shumë mbështetës dhe motivues në profesionin e saj dhe se është me fat që i ka.

Pjesë nga biseda:

Neada Muçaj: Folëm për ty si modele, si nënë, por unë jam shumë kurioze të flas për ty si nuse. Ti jeton me vjehrrën?

Kristina Baki: Unë jetoj me vjehrrën.

Neada Muçaj: Si është për të të ketë një nuse modele?

Kristina Baki: Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, unë jetoj me vjehrrën. Vjehrra nuk e ka problem që nusen e ka modele, është shumë krenare madje për këtë, gjithë familja edhe për këtë jam falënderuese sepse ka familje që nuk e kuptojnë profesionin e modeles. Unë jam me fat sepse më pranojnë, më motivojnë për të ecur përpara dhe për të punuar më shumë. Kënaqen për çdo arritje timen, kështu që jam shumë falenderuese për këtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE