Kush është artisti që këndon këngën e fushatës së PS-së? Flet për herë të parë 20-vjeçari: Ja dërgova vetë Ramës

vovalbania April 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush është artisti që këndon këngën e fushatës së PS-së? Flet për herë të parë 20-vjeçari: Ja dërgova vetë Ramës

Kënga “Vetëm përpara” është kolona zanore që shoqëron fushatën elektorale të Partisë Socialiste këtë herë.

Të shumtë ishin ata që u habitën dhe nuk e besonin fillimisht, pasi ishte një zgjedhje aspak e zakontë. I ftuar në “Më lër të flas”, ishte sot Petrit Vullkani, autori dhe këngëtari i kësaj kënge.

Ai zbuloi se këngën ia ka dërguar vetë kryeministrit Edi Rama, i cili e përzgjodhi mes shumë të tjerash.

“Teksti dhe muzika është vetëm nga unë. E kam shkruar vetë. Unë socialist? Flet vetë kënga, s’kam ç’them unë. Komente negative ka, unë nuk mërzitem. Unë e bëra këngën vetë, e falenderoj shumë kryeministrin që e pranoi. Ja dërgova unë. Ai e ka përzgjedhur mes këngëve të tjerave. E pëlqeu dhe Rama dhe Veliaj. E kanë kërcyer të dy, kam parë një video. Për 3-4 ditë ka marë 1 milionë klikime.”- tha Vullkani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE