A është e vërtetë që vajza ka një vit pa takuar babain? Përgjigjet Rudina Dembacaj

vovalbania April 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A është e vërtetë që vajza ka një vit pa takuar babain? Përgjigjet Rudina Dembacaj

Para disa javëve, ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tyre, Viktorian, që prej një viti.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Aleksandëri pretendonte: “Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”.

Lidhur me këto pretendimet aktorja është pyetur së fundmi gjatë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo siguron se nuk e ka ndaluar kurrë të bijën të takojë të atin.

“Unë di të them që nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vetë. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe për këtë betohem për kokën e saj. Dhe nuk e kam bërë kurrë”- deklaroi Rudinan në videon e postuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58947 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE