“Të vinte kjo ditë se kishim menduar”, fansat e Luizit “të çmendur” pas Oltës, ja çfarë bëjnë ata

vovalbania May 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E gjete burrin siç e le?”/ Nga eksperienca në BBV te Dori dhe djali, Olta Gixhari i rrëfen të gjitha pas daljes nga reality show

E kujt ja priste mendja që edhe fansat e Luizit do të “dashuroheshin”  me aktoren Olta Gixhari?! Pas “urrejtjes” në rrjet kur ajo ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip, tani që ka dalë situata ka ndryshuar dhe fansat e aktores po rriten çdo ditë dhe më shumë, madje madje dhe fansat e betuar të Luizit kanë filluar të simpatizojnë atë.

E këtë e ka zbuluar vetë Olta përmes një InstaStory në llogarinë e saj. Ajo ka postuar një story të një prej faqeve të menaxhuara nga fansat e Luizit të cilët thonë se i ka marrë malli për të.

“Që të vinte dita që të donin edhe fansat e Luizit ty se kishim menduar. Dueht të ishe në finale, na ka marrë malli për ty o Mbretëreshë”, shkruajn ata.

E sigurisht këtë ditë as Olta nuk e kishte menduar, duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e bukura, aktorja sërish nuk ka lënë pa “thumbuar”.

“Epo që do vinte kjo ditë edhe unë nuk e kisha menduar. Faleminderit shumë, edhe ju jeni shumë të mirë që më shkruani pa fund. Shyqyr që ma kuptuar lojën, Po fitoren ja lashë unë ama”, shkruan ajo.

"Të vinte kjo ditë se kishim menduar", fansat e Luizit

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE