Pas aludimeve të shumta, reagon Vivien dhe tregon arsyen e vërtetë të ndarjes me Geninjon

vovalbania May 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas aludimeve të shumta, reagon Vivien dhe tregon arsyen e vërtetë të ndarjes me Geninjon

Ditët e fundit aludimet se Getinjo dhe Vivien Thano i kanë dhënë fund romancës së tyre që e nisën Brenda shtëpisë së BBVK.

Së pari, të dy kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami. Së dyti, ata nuk ndiqen më.

Dhe duket se edhe këtë herë Instagrami ka qenë një tregues i saktë, pasi ka qenë vetë Vivien që ka konfirmuar ndarjen.

Ajo do jetë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” dhe në promon e emisionit është shfaqur momenti kur tregon se i kanë dhënë fund historisë.

Vivien thotë se mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.

“Nuk jam më me Getin, jemi ndarë. Ndoshta ne u nxituam pak më shumë seç duhet.”-thotë ajo.

E po ashtu ka lënë të kuptohet se mund të marrë pjesë në “Love Island”. E pyetur nga Aulona nëse ka hequr dorë nga kërkimi i dashurisë në ekran ajo thotë: “Ku i dihet mbase marrim pjesë në ndonjë ishull.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47375 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE