Ekskluzive/ Zbulohen detajet, Kiara dhe Luizi martohen në finalen e 6 Majit. Nëna Leta dëshmitare në dasmën e tyre

vovalbania May 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ Zbulohen detajet, Kiara dhe Luizi martohen në finalen e 6 Majit. Nëna Leta dëshmitare në dasmën e tyre

Një dasmë të vërtetë. Kjo është surpriza e madhe e përgatitur nga produksioni për çiftin e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania.

Dashuria e tyre do të kurorëzohet në natën e finales së madhe të 6 Majit me praninë te njerëzve të afërt

Vip Magazine mëson ekskluzivisht se dëshmitare në dasmën e çiftit do të jetë gjyshja e moderatores, e cila njihet tashmë edhe nga publiku si nëna Leta.

Ditën e djeshme Luizi dhe Kiara festuan të ndarë tre muaj nga dasma e realizuar në shtëpinë e BBV, ku ata shkëmbyen edhe puthjen e parë.

Ndërkohë mbrëmjen e eliminimit të Kiarës, Luizi i bëri asaj një propozim të vërtetë me unazë duke u ulur në gjunjë para miliona shqiptarëve.

Pas daljes nga Big Brother Vip Kiara ka nisur përgatitjet për ceremoninë që do të mbahet në datën 6 Maj. Ajo ka vendosur kontakt edhe me familjarët e Luizit duke kaluar më shumë kohë me nënën e tij e cila ka udhëtuar nga Amerika për të qenë pranë djalit të saj./Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48921 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE