“Kur Luizit iu sulën të gjithë, Efi tallej me të”- Ilda Bejleri: Big Brother është një ndeshje dhjetë me zero. Dihet kush është fituesi

vovalbania May 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kur Luizit iu sulën të gjithë, Efi tallej me të”- Ilda Bejleri: Big Brother është një ndeshje dhjetë me zero. Dihet kush është fituesi

Ilda Bejleri ka komentuar mbrëmjen e djeshme lojën e Luizit në Big Brother Vip Albania dhe raportin e tij të krisur me Efin.

Ajo u shpreh se të katërt personazhet e rikthyer kanë qenë dështim ndërsa shtoi se Efi përdori komentet që kishte lexuar gjatë kohës kur doli jashtë BBV.

Sipas saj loja e Big Brother Vip është një ndeshje që ka rezultatin 10 me 0 në favor të Luizit dhe dihet kush është fituesi.

“Të gjithë rikthimet kanë qenë dështim. Për të katërt personazhet. Kiara doli me një imazh shumë të mirë dhe në momentin kur u fut sërish aty filluan sulmet më të mëdha. Edhe Efi më duket një gjë e sforcuar. Ajo tashmë është sërish mikeshë me Luizin dhe sërish tenton të afrohet me të.

Në javën e parë kur Luizit iu sulën të gjithë nuk është ishte shoqja më e mirë dhe më e ngushtë e Luizit. Unë mbaj mend kur po dilte nga shtëpia ishte deri diku një tallje që i bënte dhe qeshte më të madhe. Ishte një miqësi e sforcuar. Tani kanë marrë vesh të gjithë çfarë ndodh jashtë dhe për publikun bëhet e vështirë. Publiku është kundër falsiteteve. Ajo është një ndeshje 10 me 0 që dihet kush është fituesi”, u shpreh Ilda Bejleri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47558 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE