Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/ Gazetari zbardh detaje të reja: Ja sa mund të ketë kushtuar organizmi i ekzekutimit

vovalbania May 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/ Gazetari zbardh detaje të reja: Ja sa mund të ketë kushtuar organizmi i ekzekutimit

Në emisionin “Në Shënjestër”, nga Klodiana Lala u hodh dritë mbi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Gazetari Sokol Bregu, u shpreh se organizmi i vrasjes së biznesmenit Nikulaj ka kushtuar jo më pak se 200 mijë paund, teksa argumentoi se nuk do të rrezikonin jetën për më pak para, kur ndërkohë fitojnë dhjetëra mijëra paund me trafik drogë.

“Shifra duhet të jetë e lartë. Kam një deduksion të thjeshtë, ata që kanë ardhur në Shqipëri, lëviznin drogë për një sasi të 50 mijë paundësh para 10 vjetësh. Të vish në një vrasje cili do vinte me një fitim të tillë? Kur hierarkia e krimeve rritet. Ai që nuk gjendet në këto momente nuk mendoj se ka ardhur për më pak se 200 mijë paund. E dimë që për 3 muaj në një shtëpi bari do përfitonte më shumë e do vinte këtu e të rrezikonte jetën për më pak. Nëse i kanë mbetur borxh financuesve s’do të thotë se do çmimi do ulej. Strehimi i tyre për muaj me radhe në një zonë bregdetare, kushtojnë. Vetëm sigurimi i mjeteve për të kryer vrasjes kushton, po paratë që janë joshur?”, tha Bregu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE