Zbulohen detajet e finales së madhe, ja ku do të kurorëzohen Kiara dhe Luizi. Kush janë familjarët që do të vijnë për Efin, Kristin dhe Dean!

vovalbania May 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen detajet e finales së madhe, ja ku do të kurorëzohen Kiara dhe Luizi. Kush janë familjarët që do të vijnë për Efin, Kristin dhe Dean!

Big Brother Vip Albania do të mbyllet mbrëmjen e sotme në një spektakël të madh, me një transmetim gjatë që pritet të përfundojë në orët e para të mëngjesit.

Vip Magazine zbulon disa nga detajet e spektaklit të mbushur me surpriza për katër finalistët, Luizi, Kristi, Efi dhe Dea. Surpriza e shumëpritur e kësaj mbrëmje është dasma e Luizit me partneren e tij Kiara, vajzën me të cilën u njohu dhe u dashurua brenda këtij formati.

Rreth mesnatës, Luizi do të dalë nga shtëpia e BBV dhe do të drejtohet drejt Bashkisë së Tiranës, ku çifti do të kurorëzohen nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kjo ka qenë një kërkesë e vetë çiftit teksa Kiara ishte ende pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip. Kiara do të ketë dëshmitare tezen e saj, Genën ndërkohë që pranë Luizit do të jetë nëna e tij e cila ka ardhur enkas nga Amerika për të qenë me çiftin në këtë ditë të veçantë.

Vendimi i tyre për një dasmë brenda një formati televiziv është kritikuar shumë nga ndjekësit në rrjetet sociale dhe jo vetëm, kjo për shkak se ata nuk e kanë njohur njëri tjetrin asnjë ditë pa kamera dhe nuk kanë pasur as intimimtet me njëri tjetrin. Megjithatë siç edhe Kiara thotë, ta lëmë të rrjedhë për të parë a do të funksionojë dashuria e tyre.

Spektakli i sotëm ka rezervuar surpriza të shumta edhe për finalistët e tjerë. Dea do të surprizohet nga nëna e saj në natën e finales së madhe, Kristi do të ketë një takim emocionues me të motrën ndërkohë që për Efin, do të jetë i vëllai ai që do të bëhet pjesë e finales së madhe për ta surprizuar.

Mesnata nga ana tjetër është kalimi në një datë të shënuar edhe për dy nga faktorët kryesorë të këtij formati. Arbana dhe Eduarti festojnë ditëlindjen pikërisht në datë 7 Maj, dhe me siguri kjo do të jetë një ditëlindje ndryshe që ata do ta mbajnë mend gjatë.

Vip Magazine ka mësuar gjithashtu, që e gjitha nata finale do të monitorohet nga Policia e Shtetit, kërkesë kjo e bërë nga produksioni nisur edhe nga të gjitha ngjarjet që e kanë shoqëruar këtë Big Brother.

Pasi të shpallet fituesi, Vip Magazine ka mësuar se After Party do të zhvillohet në një nga restorantet që ndodhet tek Kodra e Diellit.

/Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE