Këngëtarja me famë botërore është e bindur që ka fotografuar UFO-t, publikon pamjet

vovalbania May 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtarja me famë botërore është e bindur që ka fotografuar UFO-t, publikon pamjet

Këngëtarja me famës botërore, Demi Lovato, mund të ketë diçka të re për të shtuar në listën e saj të arritjeve, atë si vëzhguese e UFO-ve.

30-vjeçarja ka publikuar disa fotografi në rrjetet e saj sociale, duke treguar një objekt të paidentifikueshëm në qiell, mbi shkretëtirën e Kalifornisë pranë Palm Spring.

“A kam fotografuar një UFO ?”, shkroi këngëtarja e “Still Aliv” në foton e parë teksa një imazh i zgjatur gri u pa në qiellin pa re mbi një fermë.

Këngëtarja me famë botërore është e bindur që

Demi ndau një imazh më të afërt dhe vizatoi një rreth të madh të bardhë rreth tij, në mënyrë që 156 milionë fansat e saj të mund të shihnin atë që ajo pa.

Këngëtarja me famë botërore është e bindur që

Zona ku ajo shkrepi fotografinë ishte afër bazës së Forcave Ajrore Edwards.

Faqja e internetit EAFB e shpall objektin si “Qendra e Universit të Testimit të Hapësirës Ajrore”, kështu që çdo gjë që ka parë ndonjëherë Demi mund të ishte prej andej.

Sipas faqes së Edwards në “Instagram”, pilotët kanë kryer teste F-22 Raptor, si dhe teste të karburantit në ajër në zonë.

Një sondazh i Gallup i vitit 2021 zbuloi se 41 për qind e të anketuarve besonin se të paktën disa UFO kanë qenë anije hapësinore aliene, ndërsa 50 për qind besojnë se ato mund të shpjegohen nga aktiviteti njerëzor.

Nga ana tjetër Demi njoftoi se do të bëjë debutimin e saj regjisorial në një dokumentar të ri për Hulu.

Filmi gjithashtu ‘do të eksplorojë se si fëmijët shtyhen drejt super yjeve në moshë të re dhe se si rritja e tyre drejt famës, pasurisë dhe fuqisë ndikon në të ardhmen e tyre’. “Child Star” pritet të transmetohet në Hulu në 2024.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48676 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE