Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovizionit 2023

vovalbania May 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovizionit 2023

Me shumë entuziazëm dhe gëzim Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2023.

Pasi ndezën skenën e festivalit më të madh europian me performancën, veshjen dhe skenën sot, Albina dhe Familja Kelmendi i sigurojnë Shqipërisë një vend dhe një shpresë më shumë për të qenë krah shteteve të mëdha që marrin pjesë në Eurovision 2023 duke e bërë edhe më të afërt ëndrrën për fitore.

Në të vërtet të gjitha komentet mbi vokalin, mesazhin e këngës për një familje të bashkuar të Albinës kanë qenë shumë pozitive jo vetëm nga ndjekësit por edhe më gjerë.

Mesa duket 2023 paska qenë një vit i mbarë për karrierën e këngëtares dhe familjes së saj. Pasi fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ajo ja ka dal ta çoj Shqipërinë në natën finale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49108 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE