Zgjedhjet/ Arrestimi i Fredi Belerit, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat dhe zbulon çfarë pritet të ndodhë

vovalbania May 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet/ Arrestimi i Fredi Belerit, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat dhe zbulon çfarë pritet të ndodhë

Avokati Spartak Ngjela në emisionin “Frontline” foli për zgjedhjet vendore duke u ndalur tek procesi i numërimit të votave.

Gjatë kësaj intervistë, Ngjela u ndal edhe pjesëmarrja e votuesve, duke thënë se e djathta në Shqipëri po nuk të pëlqeu, abstenon.

“Koha e Berishës dhe e Metës unë e kam thënë që ka mbaruar. Unë e kam thënë që do të ketë shumë abstenime djathtas. Por ai abstenimi thelloi humbjen, pra problemi ishte sepse ishin të çarë dhe jo një trup unik. Doli copa-copa dhe vendosën atje për të votuar për partinë e Metës”, u shpreh avokati Ngjela.

Më tej Ngjela tha se Partia Demokratike ka nevojë të domosdoshme që të bashkohet, dhe sipas tij këtë mund ta bëjë ai që e përçau.

“Duhet të dish edhe të punosh me humbjen. Tani Berisha segmentin e shpresës e ka më të vogël”, tha ai.

Spartak Ngjela: Ky është kapur në flagrancë, nuk ka gjyqtar ta shpëtojë. E di unë, është kapur dhe është i djegur. Tani ky e ka shpresën të vazhdojë 2-3 vite gjyqet siç ndodh në Shqipëri, por SPAK do të vihet në lëvizje shumë shpejt. Rama nuk i mori vetë të gjitha pushtetet, ia dha populli. Si i mori me ushtarë, me tanke? I mori me vota. E gjithë frika e tij është që të largohet Saliu dhe të bashkohet PD, rrezohet në 25 dhe Kavajën nuk e dimë se si e ka marrë. E la Rama apo e morën?

Sa i përket procesit zgjedhor, Ngjela tha se ka ecur normalisht dhe se nuk ka pasur asnjë konflikt.

“Në të gjithë qytetet e mëdha, krijuan investim gjigant, dhe të gjitha ua dhanë. Përse? Sepse i hapi horizontin”, tha ndër të tjera ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE