“Zgjedhjet ishin një krim shtetëror”/ Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” zbulon kur do të largohet Sali Berisha

vovalbania May 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Zgjedhjet ishin një krim shtetëror”/ Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” zbulon kur do të largohet Sali Berisha

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, është shprehur se zgjedhjet e 14 majit ishin një krim shtetëror, ku qytetarët u kërcënuan dhe vota u ble.

Komentet Maliqi i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se ish-kryeministri Sali Berisha është i fituar moralisht nga këto zgjedhje.

Ai tha se Berisha do të largohet një ditë, por sipas tij, fillimisht do të largojë kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se Maliqi humbi në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës përballë kandidatit socialist.

“Kemi një krim shtetëror dhe elektoral të ndërthurur. 1 javë para votimit, në mesnatë fikeshin dritat me urdhër politik dhe shtabi ynë në bazë të informacionit ndiqte makinat e njerëzve të PS-së që shkonin nëpër fshatra dhe ishin të mbrojtur nga policia. Kuçova kaloi një terror të vërtetë. Kemi kapur njerëz me lekë dhe policia tha që këto lekë kishin qenë borxh. Salillari u kap me makina 300 mijë euro duke ardhur në zonë dhe duke ndërhyrë. Ne i kemi të gjitha me prova.

Ditën e heshtjes zgjedhore kam kapur oligarkun me njerëz të PS dhe kam debatuar. E kam akuzuar për milionat që ka hedhur dhe policia e Beratit vjen dhe shoqëron bashkëshortin e kryetares së PL në Kuçovë. Policia tha se kishte urdhër politik. Ditën e votimit njerëz që kanë qarkulluar me një makinë luksoze, kanë kërcënuar shtabin elektoral dhe kjo makinë lëvizi në çdo qendër votimi duke kërcënuar. Gjithë shteti ka intimiduar njerëzit dhe i kanë kërcënuar për të mos ardhur në votime. 9 qytetarë raportohen se i ka kërcënuar oficeri i policisë. Këta kërcënonin njerëzit që kishin në punë dhe që më mbështesnin mua.

U dorëzuan kutitë e votimit në një KZAZ të pasigurtë dhe kam njoftuar OSBE-në. Te KZAZ kutitë nuk u lanë përballë por ngjitur me derën e qendrës së kulturës së bashkisë. Çuditërisht aty në orët e vona kanë ardhur deputetë, oligarkë dhe me një telefonatë në 11 e gjysmë, KZAZ del jashtë dhe thonë se do lahen se jemi të palarë. Nuk ndodh në asnjë vend kjo. Fitorja ishte e sigurt në Kuçovë. Unë kam marrë dhe votat e socialistëve të ndershëm. Kuçova ndryshon sepse do njeriun dhe jo forcat politike, aty vetëm abuzohet dhe nuk ka rrugë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE