Çfarë do të vendosë të hënën GJKKO për Belerin? Ish-drejtuesi i lartë i Policisë zbardh detajet dhe zbulon vendimin

vovalbania May 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë do të vendosë të hënën GJKKO për Belerin? Ish-drejtuesi i lartë i Policisë zbardh detajet dhe zbulon vendimin

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Erzen Berçani ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi arrestimin e Fredi Belerit, dy ditë përpara zgjedhjeve.

Berçani tha se të hënën Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do ta lirojë Belerin, pasi në gjykimin e tij veprimet e policisë nuk janë në kuadrin e provës.

Breçani nënvizoi se provat mund të jenë të mjaftueshme për bashkëpunëtorët e Fredi Belerit, por jo për të.

“Mua veprimet e policisë nuk më duken që janë në kuadrin e provës për Fredi Belerin. Unë e mendoj se Fredi Beleri do të shkojë në shtëpi.

Pavarësisht se në bazë të informacioneve që ka dërguara në rrugë të ligjshme gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm përgjimin, unë mendoj se nuk ka prova të mjaftueshme për Fredin, por më shumë për bashkëpunëtorët e tij”, tha Breçani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE