E dimë që mendoni se nuk ishin të mira, ju njohim me ushqimet që lejohen të konsumohen edhe gjatë shtatzënisë!

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E dimë që mendoni se nuk ishin të mira, ju njohim me ushqimet që lejohen të konsumohen edhe gjatë shtatzënisë!

Shumë femra gjatë shtatzënisë vendosin të heqin qafe shprehitë e këqija dhe të fillojnë të hanë ushqime më të shëndetshme. Megjithatë, dietologia Charlotte Stirling-Reed thotë se nënat e ardhshme mund të hanë shumë ushqime që për disa arsye konsiderohen të këqija gjatë shtatzënisë.

Ka shumë mite që lidhen me të ushqyerit gjatë shtatzënisë, të cilat i bëjnë femrat ta kufizojnë veten në mënyrë të panevojshme.

Kafeja

Kafeja është diçka që shumë shtatzëna e shmangin, ndërsa dietologia thekson se vetëm ekuilibri është i rëndësishëm kur pini kafe, domethënë nuk duhet të konsumoni më shumë se 200 miligramë kafeinë në ditë. Ka rreth 100 miligramë kafeinë në një filxhan kafeje, që do të thotë se mund të pini deri në dy filxhanë në ditë.

Djathë i mykur

Nutricionistja shprehet se djathin e mykur mund ta konsumoni pa problem gjatë kohës që jeni shtatzënë. Ajo pohon se ndërsa disa djathëra blu të butë, si bluja daneze, Gorgonzola dhe Roquefort, nuk rekomandohen për shkak të rrezikut të listerisë që paraqesin, djathërat gjysmë të fortë janë në rregull.

Sushi

Mund të hani sushi nëse peshku është i gatuar paraprakisht ose i pjekur, gjë që zakonisht nuk ndodh, por nëse vërtet dëshironi ta hani, më mirë ta bëni në një version tjetër – transmeton The Sun.

Frutat arrore

Ekziston një mit që femrat shtatzëna duhet të ndalojnë së frutat arrore. Stirling-Reed thotë se ajo mendonte se gratë shtatzëna nuk duhet të rrezikojnë të hanë arra, sepse fëmija i tyre i palindur mund të jetë alergjik. Por, frutat tjera arrore duhet t’i shmangni vetëm nëse keni alergji.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51074 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE