Risitë e Whatsapp çmendin përdoruesit, vjen ndryshimi që kishin pritur prej kohësh
vovalbania
May 23, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
WhatsApp po punon për të shtuar përditësime të reja në aplikacion dhe sëfundmi ka ardhur me një risi. Tashmë ju mund të ndryshoni përmbajtjen e mesazheve që iu dërgoni miqve tuaj në WhatsApp.
Ndryshimet mund të bëhen brenda 15 minutave nga dërgimi i mesazhit. Mjaftoni të mbani shtypur gjatë mesazhin tuaj dhe më pas të klikoni opsionin ‘Edit’. Më pas ju mund të editoni përmbajtën e mesazhit tuaj, ose gabimet drejtshkrimore.
Mirëpo, marrësi i mesazhit do të jetë në dijeni që përmbajtja e mesazhit është redaktuar, por nuk do të shfaqet përmbajtja që ju kishit dërguar më parë. Meta njoftoi se ky ndryshim do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në javët e ardhshme.