“Kepi i Tundimeve” me VIP-a, zbulohen personazhet që do të marrin pjesë

vovalbania June 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kepi i Tundimeve” me VIP-a, zbulohen personazhet që do të marrin pjesë

Reality show “Kepi i Tundimeve” u realizua për herë të parë vitin e kaluar në bregdetin e Kepit të Rodonit, ku personazhe të njohur e të panjohur duhet t’i rezistonin njëri-tjetrit, në këmbim të një shpërblimi.

Edhe këtë verë, programi do të jetë sërish në ekranin e “Top Channel”, ndërkohë që kanë dalë disa detaje të reja mbi risitë e këtij sezoni.

“Kryefjala” ka zbuluar se “Kepi i Tundimeve” këtë verë do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba dhe partnerja e ti, e shumë të tjerë.

Vip-magazine.al raportoi ekskluzivisht disa ditë më parë se moderimi do t’i besohet Kiara Titos dhe opinioniste do të jetë Monika Lubonja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE