“E kam zemrën shumë të dobët”/ Përse u përlot Romeo në dasmën e Elgit Dodës?

vovalbania June 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E kam zemrën shumë të dobët”/ Përse u përlot Romeo në dasmën e Elgit Dodës?

Sot në emisionin “Ftesë në 5” u transmetuan xhirime dhe intervista nga dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës që kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë të dielën e shkuar.

Një prej të intervistuarve ishte Romeo Veshaj, mik i ngushtë i Elgitit, por njëkohësisht edhe shoqërues i dhëndrit në altar.

“E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’ më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur , të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm“ – tha Romeo i përlotur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE