Përplasi me “BMW” nënën dhe foshnjën 8-muajshe, pranga shqiptarit në Itali

vovalbania June 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasi me “BMW” nënën dhe foshnjën 8-muajshe, pranga shqiptarit në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka përplasur më makinë një nënë 26-vjeçare dhe foshnjën e saj 8-muajshe.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme , rreth orës 21:30, në via Roma, pjesë e zonës Alba Adriatica.

46-vjeçari shqiptar ka rënë në pranga, teksa dy të lënduarit ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Mediat e huaja shkruajnë se 46-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar makinën tip “BMW”, dhe se prezent në skenë ka qenë dhe bashkëshorti i 26-vjeçares.

Nëna ndodhet e shtruar në spital pasi ka marrë një dëmtim në kokë, po ashtu edhe foshnja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50838 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE