Armina Mevlani e zgjodhi për 32-vjetorin e lindjes, nuk do ta besoni kush janë personazhet e njohura që e kanë veshur fustanin

vovalbania June 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armina Mevlani e zgjodhi për 32-vjetorin e lindjes, nuk do ta besoni kush janë personazhet e njohura që e kanë veshur fustanin

Blogerja Armina Mevlani ka festuar së fundmi 32-vjetorin e lindjes mes miqve dhe familjarëve, ku në sy ra veshja e saj.

Partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e lindjes vendosi mos të zbulonte shumë detaje, por nuk rezistoi që të postojë disa foto në ‘Instagram’.

32-vjeçarja kishte zgjedhur për të festuar ditëlindjen një fustan jeshil dhe doreza latex-i, të cilat janë mjaft të njohura për adhuruesit e modës dhe janë veshur disa herë nga personazhe e vajza të njohura.

Fustani është i “Victoria Beckham”, pjesë e koleksionit Pranverë-Verë 2023, i prezantuar në Javën e Modës në Paris në tetor të 2022-it dhe është veshur në pasarelë nga modelja e njohur Bella Hadid, e cila ka realizuar me veshjen edhe disa foto.

Me të njëjtin fustan u shfaq në fillim të këtij viti edhe Kendall Jenner në eventin e rihapjes së “Atlantis The Royal Hotel” në Dubai dhe e kishte plotësuar outfitin e saj me një palë çizme të zeza të fshehura nën fustan.

Po ashtu fustani është veshur dhe nga mbretëresha e Spanjës, Letizia gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Charles III, në Westminster Abbey.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE