Tesla prezanton versionin e përditësuar të robotit Optimus Gen 2!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tesla prezanton versionin e përditësuar të robotit Optimus Gen 2!

Tesla ka prezantuar së fundmi përditësimin e robotit të saj humanoid, Optimus Gen 2. Ky version i robotit prototip tani përmban të gjithë aktivizuesit dhe sensorët e projektuar nga Tesla. Sipas Tesla-s, roboti tani është në gjendje të ecë 30% më shpejt, por bazuar në videon prezantuese “Optimus Gen 2” nuk pritet ende të thyejë rekorde shpejtësie.

Kompania shprehet se roboti peshon 10 kilogramë më pak duke përmirësuar kështu edhe ekuilibrin. Një nga pjesët më të vështira për ta bërë një robot të dobishëm humanoid janë duart. Duart duhet të jenë mjaftueshëm të forta për të mbajtur pesha të konsiderueshme, por edhe precize për të trajtuar objekte delikate. Tesla Optimus Gen 2 përmban duar krejt të reja që duken si një përmirësim i rëndësishëm.

There’s a new bot in town 🤖

Check this out (until the very end)!https://t.co/duFdhwNe3K pic.twitter.com/8pbhwW0WNc

— Tesla Optimus (@Tesla_Optimus) December 13, 2023

Kompania dëshiron që së shpejti ta integrojë atë në operimet e saj prodhuese dhe sapo të dëshmohet dobia e këtij roboti, Tesla planifikon të fillojë prodhimin dhe shitjen e tij. CEO i Tesla-s, Elon Musk pati thënë se roboti është i nënvlerësuar dhe se kërkesa për të mund të shkojë nga 10 deri në 20 miliardë njësi.

Rikujtojmë, se një fabrikë me robotë humanoidë që ecin, vrapojnë dhe punojnë si ne. RoboFab do të hapet së shpejti në SHBA. RoboFab është një strukturë prodhuese në Salem, Oregon. Është ideja e Agility Robotics, një kompani e specializuar në krijimin e robotëve me dy këmbë që mund të lundrojnë në mjedise komplekse. RoboFab do të jetë fabrika e parë në botë për robotët humanoidë, e aftë të prodhojë 10,000 të tillë në vit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE