Habit bashkëshortja e Lorik Canës, zbulon arsyen pse e la pas 3 muajsh njohje

vovalbania June 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Habit bashkëshortja e Lorik Canës, zbulon arsyen pse e la pas 3 muajsh njohje

Bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, Monica, ka zbuluar prapaskena interesante nga fillimet e lidhjes së tyre në dokumentarin “Lorik”, i cili iu kushtua kapitenit legjendar.

Duke folur për historinë e tyre të dashurisë, Monica ka zbuluar një detaj që nuk dihej deri më tani. Ajo ka thënë se Loriku e ka lënë atë vetëm 3 muaj pas njohjes, pasi dëshironte një grua shqiptare.

“Shkoj me disa shoqe të miat në restorant. Aty ishte një tryezë e madhe dhe unë ulem përballë. Aty ishte edhe Loriku dhe shpesh shkëmbenim shikime dhe buzëqeshje. Në fund vjen kamerierja për të sjell faturën dhe më sjell edhe një letër me numrin e telefonit dhe me emrin. Kur shkoj në shtëpi i shkruaj: ‘Ka ikur koha e letrave. Duhet të ishe ngritur nga tryeza dhe të më flisje’. Ai nuk më tregoi se ishte futbollist, më tha se do të largohej për një javë për arsye të punës dhe do të më shkruante kur të kthehej. Ai ishte në grumbullim me Kombëtaren,”- tregon fillimisht në dokumentar bashkëshortja e Canës.

Monica më pas tregon edhe kur Loriku i kërkoi që të ndaheshin dhe shprehet:

“Kemi dalë pasi është kthyer dhe pas tre muajsh më la. Më la sepse e donte gruan shqiptare. Normalisht që u ndjeva keq sepse më la thjesht për faktin që isha italiane dhe se isha dikush thjesht për ta kaluar kohën. I thashë: ‘Në rregull, paç fat’. Disa kohë më vonë ndodhesha në një servis dhe e dëgjoj një zhurmë makine. Ishte makina e tij. E pyes nëse e kishte gjetur gruan dhe më thotë jo. I them se mund të dilnim për darkë dhe kështu u lidhëm sërish për të mos u ndarë më”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE