Beniada dhe Blerti Hajdari i japin fund lidhjes?

vovalbania July 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Beniada dhe Blerti Hajdari i japin fund lidhjes?

Prej disa kohësh, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 1”, Beniada Nishani, po shijonte lidhjen e dashurisë me partnerin, Blerti Hajdarin.

Ky i fundit është vëllai i opinionistit të “BBV”, Arbër Hajdarit, ndërsa dyshja u njoh teksa ishin të ftuar të dy në një emision. Ata nisën flirtet e para, u njohën, u lidhën e nisën gjithashtu bashkëjetesën.

Mirëpo, gjërat mes tyre duket se s’kanë shkuar siç duhet! Burime për “Iconstyle” tregojnë se çifti është ndarë, madje nuk ndiqeshin më në Instagram.

Para se të çaktivizonte llogarinë e tij, Blerti gjithashtu hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund!

Beniada nga ana tjetër, s’ka bërë ende asnjë reagim lidhur me situatën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE