Autobusi kosovar përplaset me dy mjete të tjera në Kroaci/ Dyshohet për një viktimë!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Autobusi kosovar përplaset me dy mjete të tjera në Kroaci/ Dyshohet për një viktimë!

Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të trefishtë në Kroaci.

Një autobus pasagjerësh që udhëtonte nga Kosova drejt Gjermanisë, një kamionë dhe një automjet janë përplasur me njëra-tjetrën mes Orashacit dhe Trstenit

Sipas mediave vendase një person nga Dubrovniku që ndodhej në makinë humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë, kompania “Deva Tours”, në një deklaratë të publikuar në media dhe rrjete sociale, sqaron se pasagjerët dhe stafi autobusit shpëtuan pa lëndime.

Sqarim për familjet e pasagjerëve dhe opinionin publik:

Sonte rreth orës 18:00 autobusi ynë i linjës Kosovë-Gjermani në shtetin e Kroacisë, është përfshirë në një aksident në Dubrovnik.
Pasagjeret dhe stafi që kanë qenë në autobus janë te gjithë pa lendime.
Pasagjeret kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjeter.
Sqarimi i rrethanave të aksidentit i përket autoriteteve përkatese .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE