Zënka mes Butrintit dhe Don Xhon ishte e gjitha një gënjeshtër, djemtë tregojnë arsyen

vovalbania July 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zënka mes Butrintit dhe Don Xhon ishte e gjitha një gënjeshtër, djemtë tregojnë arsyen

Prej disa ditësh, në median rozë u përfol se miqësia mes Don Xhonit dhe Butrint Imerit kishte marrë fund.

E dyshime lindën fillimisht për shkak të mungesës së reperit në festën e ditëlindjes së Butrintit, që e realizoi në jug të Shqipërisë pak javë më parë.

Dyshja në fjalë larguan gjithashtu njëri-tjetrin për një kohë edhe nga rrjetet sociale, duke i shtuar akoma më shumë dyshimet.

Mirëpo së fundmi, ata kanë vërtetuar se mes tyre shoqëria vazhdon e se nuk kanë qenë zënë asnjëherë. Gjatë një mbrëmjeje në Pejë, ku të dy bashkë kanë qenë të ftuar për të performuar, Don Xhoni prezantoi Butrintin në skenë dhe më pas janë shfaqur të dy të përqafuar, duke interpretuar para publikut këngën e tyre të përbashkët “Corazon”.

Don Xhon shprehet se ata nuk do ndahen kurrë e se zënka e tyre ishte një “mashtrim” për të parë reagimin e atyre që nuk i duan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE