“Dashuria e parë, vdiq në aksident”, ish-banorja e BB VIP zbulon engjëllin e saj mbrojtës

vovalbania July 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dashuria e parë, vdiq në aksident”, ish-banorja e BB VIP zbulon engjëllin e saj mbrojtës

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Fotini Derxho, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka treguar detaje nga jeta e saj personale.

Në një moment gjatë intervistës, moderatorja Erjona Rusi e ka pyetur në lidhje me një tatuazh që ka në kurriz, një engjëll.

Fotini tregoi se tatuazhi në fjalë është dedikim për një person që ka ndërruar jetë. Ai ka qenë i dashuri i saj dhe ka humbur jetën në një aksident me motor në Greqi.

“Unë kur kam qenë e vogël, adoleshente, kam përjetuar një lidhje 6-vjeçare. 4 vite të lidhur dhe 2 vitet e para kemi qenë shokë se ishim dhe në të njëjtën lagje. Ishte diçka shumë e bukur, ishte ndoshta dashuria e parë, ajo dashuria që të bën të mendosh se me këtë njeri do të kalosh gjithë jetën. Por fatkeqësisht Zoti kishte plane të tjera. Në një aksident me motor humbi jetën në Greqi. Në atë periudhë unë kam qenë në Shqipëri.

Nuk i dihet jetës. Nuk mund të them tani se po të ishte gjallë do isha me atë, se realisht çdo gjë që ndodh sot na tregon se kurrë nuk mund të kesh besim 100 për qind te gjërat që do ndodhin. Por jam shumë i lumtur që ai njeri ka jetuar në këtë botë me ne. Ato vitet që unë po mundohesha të kuptoja veten, se adoleshenca këto ka. Nuk e mendova shumë pjesën e engjëllit në shpinë, thjesht në ato momente siç isha e mbushur emocionalisht, shkova dhe e bëra”, tha Fotini.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE