Kroacia apo Katari? Në Katar 2022, sot luhet për vendin e tretë!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kroacia apo Katari? Në Katar 2022, sot luhet për vendin e tretë!

Nga 206 kombëtare që ishin pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës, Kroacia dhe Maroku sot përballen për vendin e tretë të Botërorit të Futbollit në Katar. Ndeshja që i paraprin finales së nesërme, nis në orën 16:00, në stadiumin “Khalifa International” në Doha. Fituesi shpërblehet edhe me rreth 2 milion euro.

Maroku shkoi larg dhe ishte ekipi surprizë i Botërorit, një ekip që la gjurmë në “Katar 2022” në rrugëtimin që e filloi me barazimin pa gola me Kroacinë. Ekipi maroken i njohur ndryshe si “Luanët e Atlasit” ishte lider në grup duke mundur Belgjikën me rezultatin 2-0 e Kanadanë 2-1, ndërsa në raundin e fundit të një të tetës fitoi kundër Spanjës, 3-0 me penallti.

Në çerekfinale, Maroku dërgoi Portugalinë në shtëpi dhe pamjet e Ronaldos duke qarë bënë xhiron e botës e folën më shumë se fjalët. Maroku e mundi me rezultatin 1-0 e arriti sukses të madh si vendi i parë afrikan që arrin në gjysmëfinale në historinë e Kupës së Botës. Edhe pse në kuptimin sportiv, nga Afrika nuk ka shumë, po të kemi parasysh se pjesa më e madhe e lojtarëve angazhohen në kampionatet europiane ku edhe spikasin.

Maroku, i cili nuk pësonte gol përveç autogolit përballë Kanadasë, ishte i pamposhtur prej 13 ndeshjesh në kualifikimet e turneut dhe Kupës së Botës, por Franca i preu hovin duke e mundur 2-0. Tani është Franca në finale dhe nesër përballet me Argjentinën e Messit në ndeshjen e shumëpritur që nis në orën 16:00.

Edhe Kroacia nuk ia doli me Argjentinën duke i dhënë fund ëndrrës për një goditje në finale, çka do të ishte arritje unike dhe e jashtëzakonshme për një vend me 4 milion banorë e që në 30 vite, tashmë ka arritur në tre gjysmëfinale botërore në 30 vite.

Daliç e të vetët nuk ia dolën të hidhin një hap më tej e të ngjiteshin në shkallën më të lartë të podiumit edhe pse u bazuan te cilësia teknike individuale dhe një organizim i mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47372 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE