Kush është djali që e shoqëronte dje në pishina? Egli reagon për herë të parë dhe hedh poshtë aludimet

vovalbania July 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush është djali që e shoqëronte dje në pishina? Egli reagon për herë të parë dhe hedh poshtë aludimet

Egli Tako u fotografua ditën ne djeshme nën shoqërinë e një djali duke kaluar kohë në një nga pishinat në kryeqytet.

Dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin dhe në media u përfol se Egli mund të ketë hedhur pas krahëve historinë me Olsi Bylykun.

Por vetë Egli ka hedhur poshtë zërat në lidhje me këtë raport duke thënë se djalin që shfaqet me të, e ka thjesht shok.

Vip Magazine mëson se djali që e shoqëronte Eglin quhet Mario dhe është instruktori i palestrës që ajo frekuenton prej kohësh. Së fundmi Egli ka rënë në sy për format e saj trupore, pas ushtrimit intensiv në palestër.

Ajo dhe Olsi i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë pak kohë më parë duke zhdukur të gjitha kujtimet me njëri tjetrin nga rrjetet sociale.

Për herë të parë ishte aktori i humorit ai që foli për ndarjen në emisionin “Më lër të flas”. Ai u shpreh se nuk besoj se asnjërit prej të dyve nuk i mungon prania e tjetrit, por shtoi se asnjërit nuk i duhet tjetri.

Olsi gjithashtu hodhi poshtë zërat se shkak për prishjen e raportit mes tyre është bërë nëna e tij duke thënë se lidhja me Eglin nuk ka qenë në atë stad, që të kishte ndërhyrje dhe nga familjarët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE