‘Dëshiroj të kem 7 djem’, Delinda Disha befason me deklaratën e fortë

vovalbania July 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Dëshiroj të kem 7 djem’, Delinda Disha befason me deklaratën e fortë

Aktorja e mirënjohur e humorit, Delinda Disha, ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël për herë të dytë dhe se familja e saj do të zgjerohet me një tjetër djalë së shpejti.

Në një bashkëbisedim të fundit me ndjekësit një prej tyre e ka pyetur nëse po mendon për një fëmijë të 3-të, ndërsa aktorja ka shprehur dëshirën për të pasur 7 djem.

‘Në fakt do doja të kisha 7 djelmosha’- shkruan Delina duke shtuar se kurrë nuk duhet thënë kurrë, e se gjërat që dëshiron mund të ndodhin.

Kjo mund të jetë një pyetje paksa delikate për Delindën pasi kujtojmë se pak kohë më parë ajo nuk mundi t’i sillte në jetë dy binjakët që priste, megjithatë përpos dhimbjes që i shkaktoi kjo gjë, gjeti forcën për t’a provuar sërish e madje ka shprehur dëshirën se do të donte 7 djem.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50245 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE