Flakët në Korfuz të Greqisë, 17 fshatra të evakuar!

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flakët në Korfuz të Greqisë, 17 fshatra të evakuar!

Vazhdon emergjenca e zjarreve në Greqi. Nga dje pasdite, Rodosit i është shtuar Korfuzi ku autoritetet evakuan 17 fshatra. Roja Bregdetare shpëtoi 59 persona që gjendeshin në plazhin Nisaki. Zjarrfikësit punuan gjithë natën për të mos lejuar që flakët t’iu afroheshin banesave.

Gjatë natës u evakuan 2 mijë e 500 vetë. Për arsye sigurie, banorë dhe turistë u larguan nga zonat që gjenden pranë vatrës së zjarrit, duke u dërguar në stadiumin Agios Markos e në mjediset e Teatrit të Korfuzit, siç bën të ditur Kathimerini.

Sot në mëngjes u forcua dhe zjarri në Rodos, në veçanti pranë Asklipieios në drejtimin jugor. Një këshilltar bashkiak deklaroi:

Shtëpitë po digjen. Tani, fëmijëve do t’iu dorëzojmë tokën e djegur.

Ndërkaq, Mbrojtja Civile Greke ka shpallur alarmin e kuq në pesë qarqe të vendit për shkak të rrezikut ekstrem të zjarreve. Eshtë fjala për të Atikës, Boeotisë, Peloponezit, Ilisë perëndimore dhe Egjeut jugor.

Zjarre të qëllimshme

Për autoritetet greke nuk ka dyshime se zjarret janë vepër e zjarrvënësve dhe kjo për faktin që flakët shpërthyen njëkohësisht në tre vende të ndryshme, në shpatet e malit Pantokratoras.

Metsola: Trajtimi i çështjes së ndryshimeve klimatike

Në një postim në Twitter, presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola shkruan:

Europa qëndron pranë Greqisë ndërsa zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në Rodos. Të tilla kushte kaq ekstreme të motit tregojnë se sa shumë duhet të përballemi me ndryshimet klimatike. Iu jemi mirënjohës autoriteteve greke për evakuimin e njerëzve në vende me siguri. Europa po luan rolin e saj, duke treguar solidaritet në veprim.

Ndërsa Greqia po përjeton orë të pazakonta me zjarret masive në pyje në ishujt e Rodosit e të Korfuzit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se vendin e pret një verë e vështirë. Në një takim me homologun bullgar, theksoi se për fat të keq, këto janë pasojat reale të ndryshimeve klimatike. “Na pret një verë tjetër e vështirë, por do të bëjmë më të mirën”, – deklaroi Mitsotakis.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE