Haradinaj: Kurti u ka ngulur thikën pas shpine dy vlerave më sublime të vendit

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Haradinaj: Kurti u ka ngulur thikën pas shpine dy vlerave më sublime të vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti sipas tij se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit – aleatëve ndërkombëtarë dhe kategorive të dala nga lufta.

Haradinaj në takim me kategoritë e luftës, ka thënë se të njëjtit nuk mund të ndahen nga paga minimale.

Ai ka theksuar se është veteran i vërtetë, derisa sipas tij Kurti nuk është i tillë.

Kritik ndaj Kurtit janë shprehur edhe organizatat e dala nga lufta, të cilët kanë thënë se kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës.

Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, që më pastaj të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE