Do të ketë hapësirë për gjashtë persona, gjithçka rreth makinës elektrike Fisker Pear!

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të ketë hapësirë për gjashtë persona, gjithçka rreth makinës elektrike Fisker Pear!

Makina elektrike Fisker Pear do arrijë në vitin 2025 dhe çmimi fillestar i saj pritet të jetë nën 32 mijë euro. I prezantuar në eventin Fisker Product Vision në Kaliforni mbrëmjen e kaluar, Pear është ndërtuar për të akomoduar linjën e start-up-it amerikan dhe është projektuar për të minimizuar kostot e prodhimit.

“Ne donim të krijonim një makinë për stilin e jetës së sotme dhe të ardhshme”, tha gjatë eventit Henrik Fisker, drejtori ekzekutiv i kompanisë, duke shtuar se ajo është krijuar për të tërhequr edhe shoferët më të rinj në moshë.

Pear do të ketë vend për pesë ose gjashtë persona dhe ofron dy opsione të baterive; njëra që ofron rreze të ngarjes prej 160-240 kilometrave që synon blerësit e qytetit dhe tjetra që ofron rreze prej mbi 480 kilometra. Makina me rreze më të vogël pritet të jetë më e popullarizuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE