Keisi Medini dhe Dj Geek në një lidhje? Ja surpriza që kanë për fansat

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Keisi Medini dhe Dj Geek në një lidhje? Ja surpriza që kanë për fansat

Lidhja e dashurisë mes Dafina Zeqirit dhe Dj Geek ka qenë mjaft e komentuar në showbiz-in shqiptar, e kjo për shkak të uljeve dhe ngritjeve që ata kanë pasur.

Por kësaj romance i erdhi fundi dhe pas ndarjes, që të dy janë përfolur për lidhje të reja dashurie.  Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen këngëtarja e njohur me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet.

E jo vetëm Dafina ka nisur një lidhje të re, por edhe për Dj Geek po përflitet se ka nisur një jetë të re dhe partnerja që spekulohet të jetë është ish- banorja e “Big Brother VIP 2”, Keisi Medini.

Dyshimet fillimisht nisën pasi dyshja u panë së bashku në një restorant të Prishtinës, shoqëruar nga mikesha e këngëtares. Por, Prive bënë të ditur se Keisi në Prishtinë po punon në disa projekte të reja me ndihmën e Geek. Një prej tyre do të jetë dhe një bashkëpunim madje mes dyshes. I pari pritet të publikohet në 2-3 javët e ardhshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51680 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE