Olta Gixhari flet për filmin dhe për puthjen e shumëkomentuar me Luizin

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari flet për filmin dhe për puthjen e shumëkomentuar me Luizin

Filmi “Në kuadër të dashurisë” ka përfunduar xhirimet dhe në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Olta Gixhari, e ftuar sot në “Pushime on Top”, rrëfeu për përjetimet e filmit, rolin e saj, si edhe për të kohën që iu rikthye xhirimit.

Ajo tha se shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit, ndaj shpreson që ka bërë më të mirën, edhe pse ka punuar me shumë përkushtim për shkak të ngarkesës së madhe që erdhi si pasojë e Big Brother:

“Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga Big Brother, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënqaur dhe them se kemi bërë një punë të mirë.”

Po puthja e shumëkomentuar me Luizin?

Olta si aktore, nuk ka asnjë barrierë që e pengon në film: “Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim” ,– tha Olta.

Por pastaj shtoi se: “Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE