Rama uron Edison Memollën: Avantazh spektakolar për të gjithë skuadrën tonë

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama uron Edison Memollën: Avantazh spektakolar për të gjithë skuadrën tonë

Kryeministri Edi Rama i ka uruar suksese Edison Memollës, i cili fitoi me një rezultat të thellë bashkinë e Rrogozhinës përballë rivalit Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Rama thotë se ky rezultat vjen si pasojë e një punë të mirëorganizuar, që ka bërë i gjithë ekipi i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

“RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste. Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, shkruan Rama.

Në këto zgjedhje, Partia Socialiste e thelloi rezultatin ndaj kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha me një diferencë prej 1,752 votash.

Për Ramën, rezultati reflekton mësimet që partia e tij mori nga gara e mëparshme, kurse kryebashkiaku Veliaj, në një reagim të bërë më herët gjatë ditës së sotme fliste për demokratë që kanë votuar majtas.

Në zgjedhjet e 14 majit, të cilat u shpallën të pavlefshme, Edison Memolla i PS-së siguroi 5129 vota, kurse Hoxha i “BF”, 5108 vota.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE