Bes Kallaku në “Big Brother VIP Albania 3”?

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bes Kallaku në “Big Brother VIP Albania 3”?

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur Bes Kallaku.

Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij muzikore, bashkëpunimin e suksesshëm me Mandi Nishtullën dhe gjithashtu ka treguar edhe arsyen e shkëputjes së tij nga angazhimet në televizion.

I pyetur se në çfarë pike janë emisionet dhe spektaklet e humorit sipas tij, aktori tha:

“Unë kam përshtypjen që nuk janë në pikën e tyre më të mirë. Spektaklet e humorit në Shqipëri janë marrë nga Italia. Po themi “Portokallia” është një simotër e “Zeling” edhe ato bënë një stop prej 5-6 vitesh sepse konsumi i çdo jave dhe dalja në skenë çdo javë është një konsum i jashtëzakonshëm. Duhet të shkruash dhe të jesh aktual. Kam përshtypjen që nuk janë në momentin e tyre më të mirë sidomos emisionet me shumë aktorë. Trend i momentit janë ‘Reality Show’ këto po funksionojnë”.

Po nëse do të merrte një ftesë për të qenë në “BB VIP 3”, a do e pranonte Bes Kallaku?

“Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda”, tha aktori.

I pyetur nëse ndihet i plotësuar deri më tani me gjërat që ka arritur përgjatë viteve, aktori tha:

“Nga vijmë dhe ku jemi, tani jemi shumë të kënaqur”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49439 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE