20 vjeçarit i ndalon zemra në det, humbi jetën në plazhin e Velipojës, sapo kishte dalë nga spitali

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
20 vjeçarit i ndalon zemra në det, humbi jetën në plazhin e Velipojës, sapo kishte dalë nga spitali

Një 20 vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Ngjarja ndodhi mesditën e së martës. Arlind Sylja është futur për tu larë së bashku me familjen e tij dhe pasi ka ecur disa metër, ka shfaqur probleme shëndetësore.

Kanë qenë familjaret e tij të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë në breg dhe pas tyre edhe pushuesit.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë 20 vjeçarit dhe pas tyre ka ardhur edhe autoambulanca me bluzat e bardha.

“Pamë që ishte shtrirë, erdhi ambulance në atë moment. Iu deshën 10 minuta të vinte këtu se rruga e keqe. Iu dha ndihma e parë. Mungesa e rojeve, ky problem ka 30 vjet”- shprehet një pushues.

Mjeku Teuton Muzaka, thotë se i riu është trajtuar vazhdimisht me mjekime për shkak të problemeve shëndetësore dhe dyshimet janë se ka pësuar arrest kardiak.

“Kur shkuam ne kishte ndërruar jetë, por nuk mund ta konfirmonim aty në sy të pushuesve. E prumë në ambulancë por ishte shuëm vonë. Merrte medikamente”-shprehet mjeku.

Në vendin ku ndodhi ngjarja, nuk ka patur roje bregdetare.

Ky vit ka shënuar dhjetëra raste të mbyturish në det e liqene, ku jo më larg se në fundjavë u mbytën 4 persona në liqenin e Banjës në Gramsh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE