Dy pilotë humbën jetën në Greqi, avioni ‘Canadair’ u rrëzua teksa po shuante zjarret

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy pilotë humbën jetën në Greqi, avioni ‘Canadair’ u rrëzua teksa po shuante zjarret

Dy pilotë humbën jetën pasi avioni “Canadair” është rrëzuar në Karisto të Greqisë teksa po shuante zjarret. Viktimat janë Kristo Mula 34 vjeç dhe Periklis Stefanidhis 27 vjeç.

Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm po përparojnë.

Fatkeqësisht dy pilotët dyshohet se kanë vdekur në vend, ndërsa ‘Canadair” u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët.

Në videot e publikuara nga mediat greke duket momenti kur pasi është rrëzuar, ka shpërthyer në vend.

Pas aksidentit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis anuloi vizitën zyrtare në Qipro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE