Një ngjarje dy të vërteta nga Edison Hallaçi, të shtunën, ora 18:00, në Top Albania Radio!

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një ngjarje dy të vërteta nga Edison Hallaçi, të shtunën, ora 18:00, në Top Albania Radio!

Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë e qiell, por jo një të vërtetë. Jetojmë në një kohë kur secili ka të vërtetën e tij. Madje jetojmë në një kohë kur për një ngjarje ka dy ose më shumë të vërteta. A nuk ndodh kështu kur dëgjojmë llogjet e politikanëve nëpër foltore, sukseset e dyshimta të qeverisë, apo premtimet butaforike të opozitës? A nuk e ndjejmë këtë te formalizmi shoqëror dhe konformizmi publik?!

Nuk ndodh kështu kur flasim për rrugët, shkollat, shëndetin, rendin e sigurinë, ajrin, ujin, rregullin publik e pastërtinë?! Nuk ndodh kur humb jeta e një të riu në aksident apo krim, e një të moshuari në azil apo në harrim?! A nuk ndodh kështu kur raportojmë e flasim për paratë publike dhe ekonominë?! Gjetja e mesit të artë për të pretenduar se ka një të vërtetë është e barabartë me utopinë. Pra të gjitha këto dhe jo vetëm këto, kanë dy anët e medaljes dhe realitetit, njërin formal e tjetri prej vërteti, ky i dyti shpesh i pathënë, i mohuar apo shtrembëruar. Ndaj mëkati profesional na thërret në ndërgjegje që t’i themi disa të vërteta në realitetet e veta. Të vërteta që mund të jenë njëherësh tragjike, herë herë dramatike, por brenda fshehin edhe pjesën e tyre komike. Top Albania Radio sjell disa prej ngjarjeve që shënjojnë politikën, ekonominë, aktualitetin, artin dhe sportin në një këndvështrim me titull “Një ngjarje dy të vërteta”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE